Arrestohet një person i shpallur në kërkim nga Italia

exit.al 16 Prill 2021, 09:19

Një 55 vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Fier.

Ai është dënuar nga Gjykata e Genovas në Itali me 7.6 vite burg për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

I arrestuari është Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier, i cili do të ekstradohet në Fier.