Arrestohet një 43 vjeçar i kërkuar nga Italia

exit.al 12 Shtator 2020, 11:08

Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë arrestuar një 43 vjeçar në kërkim ndërkombëtar.

Personi, me banim në Vlorë u arrestia në portin e Vlorës. Ai u dënua në vitin 2009, në Romë, me 11 vite burg për veprat penale “Rrëmbim personi”, “Përdhunim”, “Grabitje” dhe “Vjedhje”.