Arrestohet administratori i firmës në Metalurgjikun e Elbasanit

exit.al 23 Korrik 2020, 09:34

Policia e Elbasanit ka arrestuar të enjten administratorin e firmës që administron ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, ku një ditë më parë u plagosën rëndë tre punëtorë gjatë një shpërthimi.

Ai dyshohet se nuk ka zbatuar të gjithë rregullat e mbrojtjes në vendin e punës, shkak për të cilin mund të ketë ndodhur dhe shpërthimi.

Dyshohet se shpërthimi  ka ndodhur në repartin e oksigjenit, si pasojë e një rrjedhje gazi.

Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Shpërndaje te miqtë