Arrestohen 7 persona e 1 shpallet në kërkim

exit.al 22 Mars 2021, 09:17

Policia e Tiranës arrestoi të hënën 7 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë u arrestua një person dhe u shpall në kërkim një tjetër për ngacmim seksual ndaj të miturave.

Një 60-vjeçar me iniciale A.M u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, ndërsa u shpall në kërkim një 42-vjeçar me iniciale A. M., sepse në rrugën “Pandi Dardha”, tentoi të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Janë arrestuar gjithashtu:

  1. R.D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi"
  2. D.B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.
  3. K.C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Shpërndaje te miqtë