Arrestohen 4 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë

exit.al 24 Shkurt 2021, 11:18

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mediat lokale raportuan se mes të arrestuarve është edhe kreu i agjencisë, Agim Nuha.

Sipas mediave, arsyeja e arrrestimeve lidhet dyshime për ryshfet për shpërndarjen e subvencioneve në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor, brenda Ministrisë së Bujqësisë.

Ndërkohë policia po vazhdon kontrollet në godinën e Ministrisë së Bujqësisë.

Lajm në përditësim.

Shpërndaje te miqtë