Arrestohen 3 persona, vidhnin dhe trafikonin vepra arti nga Apolonia

exit.al 7 Korrik 2020, 08:58

Policia ka arrestuar tre persona të cilët vidhnin dhe trafikonin vepra arti të Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Të arrestuarit janë 49-vjeçari A.V., banues në Fier, 37-vjeçari A.V., banues në Tiranë dhë 48 vjeçari R.Z.,banues në Tiranë.

Policia e Durrësit arrestoi njërin prej tyre tekse po i jepte makinës, në zonën e Currilave. Atij iu gjetën në makinë një statujë antike dhe një vazo amfora.

Ata i shisnin objektet për 18 deri në 25 mijë euro secilën, kryesisht në Itali.

Shpërndaje te miqtë