Arrestohen 3 persona për shpërndarje kokaine në Elbasan

exit.al 24 Mars 2021, 10:44

Policia e Elbasanit arrestoi të mërkurën 3 persona të akuzuar për shpërndarje kokaine. Përmes një postimi në Facebook, policia shkruan se të arrestuarit janë  Gëzim Mane, 34 vjeç, Hekuran Halili , 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç.

Gjatë kontrollit atyre ju sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular.

Të arrestuarit akuzohen për për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Shpërndaje te miqtë