Ardian Çapja dërgohet në spitalin e burgut

exit.al 6 Prill 2021, 12:33

Ardian Çapja është dërguar në spitalin e burgut të martën.

Një ditë pas arrestimit nga policia të Ardian Çapjas, ky i fundit është dërguar për trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ai raportohet të jetë shtruar në reanimacionin e repartit të kardiologjisë në QSUT.

Ardian Çapja u vu në pranga një ditë më parë për vrasjen e Gentian Beqirit, ndërsa në kërkim u shpall nipi i tij, Florenc Çapja.

Ata janë akuzuar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006.

Në vitin 2012, ata u gjykuan për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt. Sipas policisë autorët e kësaj vrasjeje të dyfishtë janë Ervis Bardhi (38 vjeç) dhe Etien Çani (28-vjeç).

Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.