Arben Ahmetaj emërohet ministër Shteti për Rindërtimin

exit.al 13 Dhjetor 2019, 14:23

Arben Ahmetaj, ish-ministri i  Financave, do të jetë ministri i Shtetit për Rindërtimin.

Kryeministri Rama ka propozuar sot emërimin e Zotit Ahmetaj si ministër të Rindërtimit.

Presidenti Meta, po sot, ka dekretuar ish-ministrin në rolin e ri.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të Kryeministrit Rama, zoti Ahmetaj do të bëjë "koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me programin [e rindërtimit] dhe do të ndjekë orë e minutë zbatimin e programit".