Apeli lë në arrest shtëpie ish-zëvendesministres e Brendshme Voda

exit.al 5 Gusht 2021, 13:05

Gjykata e Apelit la në arrest shtëpie ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, të akuzuar për korrupsion me punësimet.

Voda apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për heqjen e masës “arrest shtëpie”, me justifikimin se . nuk ka asnjë mundësi të largohet nga vendi.

SPAK e akzuoi atë për përfitimin e 1 mijë eurove dhe një telefoni nga një person në shkëmbin të punësimit.

Personi asnjëherë nuk u punësua në ministri.