"Është absurditet pretendimi që prokuroria ka asa nën mangë, gjë që jo vetëm nuk lejohet proceduralisht, por të jeni të sigurtë që nuk ka."
Avokati tha se do të kërkojë në seancën paraprake, seancë ku vlerësohet nëse çështja do të shkojë në gjyq apo do të pushohet, që çështja për ish-ministrin Tahiri të pushohet për mungesë të provave. Në tetor 2017, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit si i dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikimit të drogës në Itali. Për më tepër mund të lexoni këtu, këtu dhe këtu. Shpërndaje te miqtëApeli i Krimeve të Rënda vendos: Hetimet për Tahirin mbyllen më 10 mars
Hetimet për ish-ministrin Tahiri do të përfundojnë më 10 mars. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën e prokurorisë për hedhje poshtë të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe la në fuqi vendimin për moszgjatje të hetmit për Tahirin.
Ky vendim i jep mundësinë prokurorisë t’i mbyllë hetimet, përpara se hetimi t’i kalojë Prokurorisë Speciale (SPAK), formimi i së cilës do të marrë kohë për shkak të shqyrtimit të dosjeve të kandidatëve dhe procesit të vetingut.
Hetimi për përfshirjen e Saimri Tahirit në trafikun e drogës është shtyrë deri më tani katër herë – hera e fundit ishte në janar 2019.
Avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia deklaroi sot se prokuroria është kontradiktore dhe se kërkon të shtyjë hetimet, edhe pse nuk ka asnjë provë të re:
Të sugjeruara
3 vjet pas reformës: drejtësia një ngrehinë që nuk prodhon drejtësi
7 Mars 2019, 12:09Qeveria i anulon lejen e qëndrimit gazetares britanike
6 Mars 2019, 22:21Eurostat, shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë evropiane
6 Mars 2019, 18:04
Strategjia e Kryeministrit Rama për të menaxhuar krizën
2 Gusht 2026, 12:29
