Anëtarët e familjes nga Gjilani u helmuan nga kërpudhat thotë ekspertiza mjekësore

exit.al 10 Maj 2021, 12:59

Tre anëtarë të një familjeje nga Gjilani u helmuan nga kërpudhat. Ky është përfundimi në të cilin arriti ekspertiza mjëkësore.

E moshuara 78 vjeç, djali i saj 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij 57 vjeç, humbën jetën të dieën teksa ishin duke pushuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit ku dyshohet se kanë konsumuar kërpudha helmuese.

Dyshohet se ata i kanë mbledhur kërpudhat në pyll dhe më pas i kanë konsumuar në banesën e tyre ditën e mërkurë të kësaj jave.

Tre pjesëtarët e familjes janë paraqitur në ambulancën e Manzës paraditen e të enjtes.

Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit por pasi gjendja shëndetësore u rëndua u transportuan në Tiranë ku humbën jetën të premten.

Pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur me tre viktimat.

Ndërkohë janë nën hetim nga prokuroria për akuzën “Mjekim i pakujdesshëm”, dy mjekë në Manëz.