Krevati ku i duhet të shtrihet kryeministrit

Vilma Spiro 23 Qershor 2026, 15:15

Krevati ku i duhet të shtrihet kryeministrit

Një thënie e shkrimtarit dhe klerikut anglez Xhon Hejud më 1546 thotë: në krevatin që bën vetë, në atë do shtrihesh.

Krevati i Hejudit do të përkthehej në shqipen e sotme si “bulevardi i flamingove” apo sipas Kryeministrit Rama “studioja televizive e algoritmit”.

Nese ndjekim përfytyrimin e kryeministrit, natyrshëm lindin disa pyetje.

A ka ngelur kryeministri vetëm?

I vetëm përpara 82 mëkëmbësve, përpara 1 milion shuplakave, përpara popullit flamingo, përpara investitorëve strategjikë, përpara miqve ndërkombëtarë, përpara armiqve ndërkombëtarë, përpara resë digjitale?

Kur ngeli vetëm?

Tani që Tiranën dhe shumë sheshe në Europë, Amerikë e deri Australi i zunë ethet e flamingove?

Apo atëhere kur gëzoi si e thërmoi opozitën, e bëri përshesh dhe me të ushqeu sorra e korba?

Kur zgjodhi rreth vetes dardhë-ngrënes dhe ushtarë firmëtarë?

Kur mbrojti Belindën apo kur sulmoi Elisën?

Kur i puthi dorën Erdoganit apo kur i shkeli syrin Bibit?

Pse ka ngelur vetëm?

Sepse algoritmi doli me i fortë se banaqet e pronarëve që u mbsuhi xhepat dhe sahanlëpirësve të tyre?

Sepse ka lindur tashmë një Republikë prokurorësh?

Sepse njerezit me bisht u zgjuan dhe nuk duan nje kryeministër pa bisht?

Sepse fryma “kush nuk është me mua, është kundër meje” është viktima e parë e këtij revolucioni?

Apo sepse një “Shqipëri e Re” nuk do të thotë nje parti e re siç do donte shumë kryeministri të ishte?

***
Pergjigjet janë te krevati ku i duhet të shtrihet kryeministrit Rama.