Amerika miraton përdorimin e Pfizerit tek adoleshentët

exit.al 4 Maj 2021, 08:00

Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve, FDA do të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç, javën e ardhshme, raportoi New York Times.

Administrimi i vaksinës edhe tek moshat e reja do të jetë vendimtare për arritjen e imunitetit të tufës.

FDA në vjeshtë do të miratojë përdorimin e vaksinës edhe për fëmijët më të vegjël se 12 vjeç.

Pfizer u shpreh se vaksina është 100% e sigurtë dhe ofron mbrojtje të plotë për fëmijët.

Vaksina u testua në 2200 fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç.