Amerika autorizon testet Covid19 për përdorim në banesë

exit.al 6 Mars 2021, 12:05

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave të premten autorizoi përdorimin emergjent të testit të shpejtë COVID-19 në shtëpi dhe përdorimin e tij pa recetë.

Testi i shpejtë, i zhvilluar nga komapania “Cue Health”, mund t’i lejojë amerikanëve të shmangin daljet për në zyrën e mjekut ose në një vend testimi.

FDA tha se testi ka saktësi prej 96%. Ai identifikoi 96% të personat pozitiv me simptoma dhe identifikoi saktë 100% të mostrave pozitive nga njerëz asimptomatikë.

Cue Health pret të prodhojë më shumë se 100,000 teste çdo ditë deri në verë, tha FDA.

"Ky është testi i parë diagnostikues molekular i disponueshëm pa recetë," tha Ayub Khattak, bashkëthemelues dhe drejtues i kompanisë Cue, në një deklaratë të premten.

Ky është një moment i rëndësishëm në përparimin e testimit COVID-19," shtoi ai.

FDA tha se deri më tani ka autorizuar 336 teste dhe pajisje për mbledhjen e mostrave për virusin.

Shpërndaje te miqtë