Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

exit.al 25 Shkurt 2021, 14:59

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme kreun e Partisë Demokratike, z. Lulzmin Basha.

Takimi u bë i ditur nga vetë zonja Kim në rrjetin Twitter.

Ambasadorja Kim ka theksuar vendosjen në listat e deputetëve të kandidateve të pastër.

Gjithashtu, ajo është shprehur se SHBA-të do të jenë në krah të Shqiperisë kushdo parti të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Më poshtë statusi i plotë:

"Sot patëm një takim të shkëlqyer me@lulzimbasha_al. Kënaqësi të dëgjoja për programin zgjedhor të PD & partnerëve. Unë nënvizova pritshmëritë e SHBA-ve për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar për marrëdhënie të forta me Shqipërinë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 Prill."