“Jam shumë kritike ndaj ligjeve që përpiqen të kontrollojnë median në çdo vend. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie demokratike.”
Ambasadorja theksoi se megjithëse askush nuk ka dëshirë të lexojë lajme të rreme, hartimi i një legjislacioni të ri nuk është mënyra më e mirë:“Çdo vend, jo vetëm Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri, sepse edhe nëse thua se dëshiron të shpëtosh vendin nga lajmet e rreme, nuk jam e sigurtë që krijimi i ligjeve të reja është mënyra më e mirë për të ecur përpara.
Ndoshta nevojitet ndërtimi i kapaciteve, por për legjislacion nuk jam e sigurtë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushen e medias.”
Po sot, dhe ambasadori austriak kundërshtoi miratimin e projektligjeve për median nga qeveria Rama.
