Ambasadorja Kim nxit palët të mbyllin reformën zgjedhore brenda 31 majit

exit.al 29 Maj 2020, 19:25

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka nxitur palët të mbyllin reformën zgjedhore brenda fundjavës. Ambasadorja i kujton shumicës dhe opozitës se duhet të arrijnë kompromis, sikurse kanë premtuar.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur me COVID).

Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron – përkufizim i negociatës. Ju jeni afër – mos pushoni, mos zhgënjeni ??!”, shkruan Yuri Kim në Twitter.