Ambasadores Hobdari i mbaroi mandati, e pafajshme për skandalin e pasaportave

exit.al 9 Korrik 2020, 18:12

Në 8 korrik, Zv. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj i ka propozuar Presidentit Meta lirimin nga detyra të ambasadores shqiptare në Greqi Ardiana Hobdari, së cilës i ka mbaruar mandati që në vitin 2019, dhe emërimin në vend të saj të Luela Hajdaragës.

Disa media spekuluan se lirimi i Hobdarit ka të bëjë me skandalin e pasaportave në mars 2019 - kur u bllokuan në doganën greke dhe më pas u vodhën 100 pasaporta shqiptare nga makina e konsullit Pervin Gjikuria.

Por ky pretendim është i pavërtetë. Në të vërtetë, gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshme ambasadoren Hobdari për këtë ngjarje.

Në vendimin e 3 qershorit 2020, gjykata shkruan se nuk ka asnjë lidhje mes detyrimeve dhe punës së ambasadores Hobdari me bllokimin e pasaportave në doganë dhe më pas me vjedhjen e tyre.

Duhet theksuar se konsulli të cilit ju vodhën pashaportat, Pervin Gjikuria është sot kryetari i deges së Partisë Socialiste të Himarës.

Zonja Hobdari, një diplomate karriere, është dekretuar ambasadore në Greqi për një mandat tre-vjeçar nga presidenti Nishani në 29 dhjetor 2016.

Zyrtarisht mandati i saj ka mbaruar në fund të 2019-ës, ndaj në këtë rast nuk kemi të bëjmë me shkarkim por me mbarim të mandatit.

Shpërndaje te miqtë