Reforma në drejtësi është një reformë e ndërlikuar. Ajo ka ndryshuar një të tretën e Kushtetutës së Shqipërisë dhe po shkon në thellësi të pushtetit kushtetues të këtij vendi. Ne duhet të tregohemi të dururar në mënyrë që t'i lejojmë institucionet e pavarura të vetingut të magjistratëve të kryejnë punën e tyre. Sigurisht, kjo duhet të bëhet në ritmin që i lejon Shqipërisë të arrijë takimin e rëndësishme të qershorit të ardhshëm.
Ndaj unë mendoj që duhet të përqendrohemi në thelbin e reformës në drejtësi për të formuar institucionet e parashikuara në Kushtetutë, dhe ne jemi tërësisht të angazhuar të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë për ta bërë këtë.
Ambasadori i BE-së ndoshta e ka harruar, njësoj si paradhësja e tij, se institucionet e parashikuara në Kushtetutë duhet të ishin formuar që në prill të vitit 2017, dhe se mungesa e tyre e vazhdueshme po shkatërron shtetin shqiptar. Ndërkohë, një nga mjetet më të rëndësishme përmes të cilave BE aktualisht po “mbështet dhe ndihmon” reformën në drejtësi në Shqipëri është misioni i ndihmës teknike EURALIUS V. Në një ndryshim të dukshëm me misionin e mëparshëm Euralius IV, Euralius V nuk i ka botuar emrat e ekspertëve në faqen zyrtare të tij, duke rritur dyshimet mbi pavarësinë e tij. Muajin e kaluar, eksperti i Euraliusit Darian Pavli u zgjodh me propozimin e Kryeministrit Rama gjyqtari i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Shpërndaje te miqtë
