Ambasadori britanik thirrje për dialog gjithëpërshirës për Reformën Zgjedhore

exit.al 23 Korrik 2020, 17:12

Ambasadori britanik, Duncan Norman pohoi se palët duhet të vijojnë dialogun për hapat e tjerë të reformës zgjedhore. Në një postim në Twitter, Norman përshëndeti miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe perspektivat e integrimit. Çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë gjithpërfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve”

Shpërndaje te miqtë