Rivlerësimi, vetingu, shqyrton tri kategori. Pasuritë e pashpjegueshme. Lidhje me krimin e organizuar, apo aftësitë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, apo KPK, një komision 12 anëtarësh, shqyrton deklaratat dhe hetimet për pasurinë, informacion në lidhje me krimin e organizuar, si dhe historikun profesional të kandidatit.
Për të garantuar që procesi është transparent dhe nuk është i kapur nga politika, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, i përbërë nga ekspertë amerikanë dhe evropianë mbikëqyrin procesin. Ata mund të kërkojnë dokumenta, të drejtojnë pyetje, të paraqesin opinione dhe të kërkojnë apelimin e një vendimi. Ashtu si ONM edhe kandidati apo komisioneri publik, mund ta apelojnë vendimin e KPK-ës.
Pasi kryhet ky apelim, ai shkon në Kolegjin e Apelimit, një gjykatë e nivelit të lartë me 7 gjyqtarë. ONM mbikëqyr edhe Kolegjin e Apelimit, i cili është niveli i fundit i shqyrtimit në Shqipëri.
Kandidatët që kalojnë vetingun vazhdojnë të shërbejnë si gjyqtarë dhe prokurorë. Ata që dështojnë bazuar në pasuri të pashpjegueshme apo në lidhje me krimin e organizuar shkarkohen.
Nëse gjyqtari apo prokurori gjendet i paaftë, ai ose ajo mund të shkarkohet ose mund t’I duhet të kthehet në shkollën e maxhistraturës.
Synimi i procesit të vetingut është të krijojë një sistem me gjyqtarë dhe prokurorë kompetentë.
Ky është vetingu. Nuk ka qenë një proces i lehtë, por eliminimi i korrupsionit dhe rindërtimi i besimit nuk janë të lehtë. Në ditët e shkuara, cilido me para apo pushtet mund të çonte vendimet e gjyqtarit apo prokurorit në favor të vet. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun do të veprojnë sipas rregullave dhe kushdo do të jetë i barabartë përpara ligjit.
