Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse.
Në deklaratën e saj ambasada theksoi sërish qëndrimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”. Mbrëmjen e së enjtes, gjatë gjyqit kundër ish-Ministrit Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda u vu re prania e dy përfaqësuesve të ambasadës amerikane në sallë. Mediat i dhanë goxha vëmendje këtij fakti. Ndërkohë nga komenti i ambasadës nuk përmendet gjë për dënimin gjithashtu vetëm për shpërdorim detyre edhe të ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela.Ambasada Amerikane: Dënimi i Tahirit vetëm për shpërdorim detyre shkurajues
Ambasada Amerikane në Tiranë e cilësoi dënimin e ish-Ministrit Saimir Tahiri për shpërdorim detyre si “shkurajues, duke pasur parasysh akuzat”.
Në një postim në faqen e saj zyrtare Facebook, si fillim Ambasada Amerikane u shpreh se “vendimi kundër ish Ministrit të Brendshëm tregon pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”.
Ambasada shtoi se:
Të sugjeruara
Nevojiten sytë e opozitës për të përfytyruar Shqipërinë pas çmontimit të regjimit
23 Shtator 2019, 10:15Democratic Party: Bidding for the construction for the Kardhiq-Delvinë a corrupt scheme
20 Shtator 2022, 13:53Vazhdon kultivimi i kanabisit në Krujë, policia arreston 8 persona, 3 të tjerë në kërkim
20 Shtator 2019, 11:24
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
