Aksident në Sukth humb jetën një 16 vjeçar, arrestohet shoferi

exit.al 28 Shkurt 2021, 09:52

Një 16 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Durrës si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në Sukth, sipas BW.

Shtetasin me inicialet F. O, 16 vjeç, ndërroi jetë pas disa orësh në spital, njoftoi Policia.

Shoferi i mjetit  GJ.B ., 54 vjeç u arrestua për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

 

Shpërndaje te miqtë