Shfaqja e interesit (nga kompanitë) do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.
Nuk është e qartë se si kompania Air Albania, e formuar më 13 gusht të vitit 2018 – me aksioner 10 për qind AlbControl (shtetërore), 41 për qind MDN Investment dhe 49 për qind nga Turk Hava Yollari – i ka plotësuar kushtet e thirrjes së shpallur më 22 korrik të këtij viti. Pra, nuk është e qartë se si Air Albania u kualifikua, megjithëse nuk kishte mbushur as një vit aktivitet në momentin e hapjes së thirrjes. Ndërkohë në bilancin e vitit 2018 ajo rezultoi pa të ardhura dhe me 100 mijë euro humbje (12,265,000 lekë). [caption id="attachment_62518" align="alignnone" width="1920"]
Bilanci i paraqitur në QKR për periudhën gusht-dhjetor 2018 nga Air Albania.[/caption]
Kompania Qendra Sportive Kuqezi, e cila zotëron “anën sportive të Stadiumit Kombëtar" ka aksioner 25 për qind Ministrinë e Ekonomisë dhe 75 për qind FSHF-ën. Megjithatë ajo nuk e sheh të detyrueshme respektimin e transparencës, aq më shumë kur bëhet fjalë për Stadiumin Kombëtar.
Vlen të theksohet se pjesa tjetër, "jo-sportive" – e cila është e paqartë se çfarë sipërfaqe ka – është në pronësi të privatëve dhe do të vazhdohet të quhet Arena Center.
Kështu marrëveshja e shitjes së emrit i shtohet serisë së marrëveshjeve të dyshimta dhe jo-transparente mes qeverisë, FSHF-ës dhe privatëve, të cilat kanë përçudnuar Stadiumin Kombëtar.
