998 raste të reja me Covid-19 në Francë, në 24 orët e fundit

exit.al 22 Korrik 2020, 22:54

998 raste të reja u regjistruan në Francë gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të minsitrisë së shëndetësisë. Deri më tani numri i të infektuarve është 178, 336, raporton The Guardian.

Numri i të sëmurëve të shtruar në spitale janë 6, 366, prej tyre 445 janë të terapi intensive.

Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 30, 172 persona që prej fillimit të pandemisë.

Shpërndaje te miqtë