- Lurë-Mali i Dejë
- Qafë-Shtamë
- Mali i Dajtit
- Shebenik-Jabllanicë
- Bredhi i Drenovës
- Llogara
- Theth
- Divjakë-Karavasta
“[...] në këto grumbuj pyjorë me pishë [të 12 bashkive] kemi një shkallë përhapje 40-45% të sipërfaqes, kurse shkalla e prekjes, në kufirin 50-55% të drurëve në të cilët gjenden 2-3 qeska [folezë insektesh] për dru. Në grumbuj pyjore të veçantë shkalla e përhapjes arrin mbi 80% të sipërfaqes.
Nga vrojtimet […] rezulton se ky insekt ka prekur veçanërisht grumbujt pyjor me pishë të zezë […] është vënë re se ky dëmtues preferon grumbujt pyjor me pishë që janë ekspozuar në drejtim jugor e jug-perëndimor. Në këto kushte insekti ka shkaktuar zhveshje totale të bimëve të pishës nga halat (çhalorizim i gradës 5).”
Siç Exit News ka raportuar më parë, procesionarja mund të luftohet me disa mënyra:- mekanike: pemëve u priten degët ku jane foletë e insekteve dhe asgjësohen me djegje. Kryhet gjatë dimrit.
- bilogjike: përhapet një bakteri që vret insektet. Është e kushtueshme dhe zbatohet kryesisht muajve shtator-tetor.
- bioteknologjike: vendosen kurthe të veçanta për të reduktuar riprodhimin e insekteve.
- kimike: spërkaten preparate kimike që vrasin larvrat
“[…] vetëm metoda mekanike e luftimit të procesionares [...] nuk është efikase dhe nuk jep rezultat pozitiv për luftimin e këtij dëmtuesi, ndaj duhet të ndërhyhet me metoda të tjera”.
Në vitin 2015, për problemin e procesionares, Ministria e Mjedisit vendosi të ndërhynte me mënyrë mekanike në pyjet e rrethit të Korçës dhe të Devollit. Rreth 340 punonjës u angazhuan për të pastruar rreth 4,000 hektarë pyje. Projekti u tha se do të shtrihej në gjithë vendin. AKZM thotë se “nisur nga metoda e luftimit që është zbatuar, konfirmojmë se ky dëmtues nuk eleminohet (zhduket) plotësisht dhe pas vitesh rikthehet, kjo sipas ciklit biologjik që ka ky insekt”. Shfaqja e procesionares për vitin 2019 ka qënë më e madhe se ajo e vitit 2013. Specialistët thonë se kjo ka ardhur për shkak të kushteve të favorshme klimaterike gjatë periudhës Shtaor-Nëntor.
