Rekord katastrofik në Itali: 793 të vdekur në 24 orët e fundit

exit.al 21 Mars 2020, 20:08

Italia ka raportuar 793 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një rekord të tmerrshëm humbjesh të jetës njerëzore.

Nujmri total i vdekjeve ka arritur në 4,800, më shumë se dy të tretat janë regjistruar gjatë kësaj jave.

Italia është tani epiqendra e epdimemisë botërore dhe vëndi më i goditur nga koronavirusi, duke lënë pas Kinën e origjinës.

Italia ka tashmë 53 mijë njerëz të infektuar, numër që po shtohet me ritme eksponenciale.

Gjendja është më e rëndë se kudo në Rajonin e Lombardisë, e cila është e gjitha e mbyllur. Qeveria ka nxjerrë ushtrinë në rrugët e rajonit për të zbatuar mbylljen e njerëzve në banesa.

Gjendja në Itali është një ogur i keq edhe për Spanjën dhe Francën, ku duket se po fillojnë të njejtat ritme përkeqësimi si në Itali, pra dy javësh.