770 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

exit.al 25 Shkurt 2021, 16:08

Policia ka gjobitur 770 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik, gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka gjobitur një pronar biznesi që zhvilloi aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 136 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

10 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën gjatë 24 orëve.

Shpërndaje te miqtë