705 qytetarë gjobiten për mos mbajtjen e maskës

exit.al 19 Mars 2021, 13:15

705 qytetarë u gjobitën me 3 mijë lek gjatë 24 orëve të fundit për mos mbajtjen e maskës.

Policia njoftoi të premten se ndër ta 98 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, policia gjobiti me 1 000 000 lek edhe një pronar lokali që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Ndërsa 9 qytetar u ndëshkuan me 10.000 lekë, për lëvizje në këmbë pas orës 20:00.