7 viktima dhe 564 raste të reja me koronavirus në Kosovë

exit.al 5 Mars 2021, 16:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se Kosova ka regjistruar të mërkurën numrin  564  raste pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, shtatë pacientë me Covid nga Deçani, Fushë Kosova, Gjakova, Obiliqi, Prishtina, Prizreni dhe Vushtrria, kanë humbur jetën.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 71.908.

Në total, 1.634 pacientë në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 61.394 janë shëruar – prej tyre 380  në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë  8.880 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK-ja  u rekomandoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se Kosova do të marrë 33 mijë doza vaksinash nga Covax gjatë muajit mars.

 

Shpërndaje te miqtë