7 Marsi, urimet e politikanëve

exit.al 7 Mars 2021, 09:34

Politikanët kanë uruar mësuesit për festën e 7 Marsit të dielën.

Kryeministri Edi Rama u tha mësuesve se “më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”.

“Me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë”, tha ai në Facebook të dielën.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e bëri urimin e saj më një video ku shprehet se “ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë”.

“Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”, tha ajo.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha  se “është viti i dytë që kjo festë kaq e rëndësishme nuk është kremtuar ashtu siç meriton të bëhet”.

“Por pandemia nuk mund të ndajë ndjenjat, zemrat dhe dashurinë njerëzore”, tha ai.

“Në këtë 7 Mars të kësaj pranvere të vështirë për të gjithë planetin, të gjithë ne shqiptarët, urojmë nga thellësia e shpirtit mësueset dhe mësuesit e fëmijëve, mbesave e nipërve tanë: Gëzuar këtë festë të bukur, edhe pse në një kohë anormale”, shkroi ai.

Shpërndaje te miqtë