- A mendoni se jeni të informuar sa duhet, për procesin e Vetting-ut?
- A e kuptoni mjaftueshëm këtë process, nëse e keni ndjekur?
- Nëse e keni ndjekur procesin, a keni besim se ky proces është i drejtë, nisur nga rezultatet që ka pasur deri tani?
- A mendoni se Vettingu do të pastrojë vërtet sistemin e drejtësisë dhe do të bëjë këtë sistem më të mirë dhe të besueshëm për qytetarët?
Dy pyetjet e para morën përgjigje përgjithësist positive nga qytetarët. 67 për qind e të intervistuarve shprehen se janë të informuar për procesin e vettingut, ndërsa 85 për qind e atyre që e kanë ndjekur procesin, shprehen se e kuptojnë atë. Kur bëhet fjalë për besimin se vetingu do të jetë një proces i drejtë, i paanshëm dhe se do të përmirësojë sistemin e drejtësë, 63 për qind e qytetarëve të intervistuarve përgjigjen negativisht. Kjo tregon se një nga synimet kryesore të reformës në drejtësi – për të rritur besueshmërinë tek sistemi i pavarur i drejtësisë – ka dështuar. Shumica e shqiptarëve, pavarësisht mbështetjes për integrimin e vendit në BE, nuk besojnë se reforma në drejtësi do të sjellë një gjyqësor më të mirë, pavarësisht nga fushata e vazhdueshme e qeverisë dhe diplomatëve ndërkombëtarë në Shqipëri për të reklamuar të kundërtën. Nëse këto shifra shërbejnë për ndonjë gjë, ato tregojnë qartë dështimin e qeverisë dhe ndërkombëtarëve për të ofruar një zgjidhje të besueshme, ndërkohë që reforma e tyre në drejtësi në praktikë ka shkatërruar çdo gjë që ka mbetur nga sistemi gjyqësor.
Shpërndaje te miqtë
