6 viktima dhe 529 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

exit.al 10 Mars 2021, 16:26

Gjashtë viktima dhe 529 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Kosovë.

Rastet e reja pozitive u regjistruan nga testimi i 2,888 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Prishtinë, rreth 191 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se viktima janë nga Fushë Kosova dy raste dhe nga një rast në Drenas, Gjilan, Lipjan dhe Prishtinë.

Në 24-orëshin paraprak u raportuan edhe 333 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 74,748, i viktimave në 1,674 dhe i të shëruarve në 62,983.

Aktualisht janë 10,091 raste aktive.

 

Shpërndaje te miqtë