“Ka ndeshje në të cilat edhe portieri tërbohet dhe vendos të mos tolerojë askënd.” Toldo
“E kuptova që do ta kishim punën pisk, kur Frank (De Boer) gaboi penalltinë e parë, sepse përgjithësisht ai i shënonte të gjitha”. Kluivert.
Në minutën e 62-të, Iuliano rrëzon në zonën e rreptësisë Davidsin dhe sërish penallti për Holandën. Kësaj here përballë Toldos vihet Kluivert. Goditja e tij përplaset në shtyllë.“Mund të kishin shkelmuar edhe gjithë ditës, por prapë s’do të kishin shënuar. Po t’i numëroni rastet, është e çuditshme se si nuk arritën të bënin gol. Ishte e shkruar!” Toldo
Me shumë mund, dhe me sfilitje, Italia arrin pas 120 minutash ta dërgojë ndeshjen drejt njëmbëdhjetëmetërshat. Penalltitë i kishin kushtuar Italisë botërorët e viteve 1990, 1994 dhe 1998, por në portë kësaj here ishte Toldo. Frank De Boer gjen forcën ta riprovojë sërish kundër tij. Ai godet i pari dhe… gabon. Toldo e pret.“Nuk isha nervoz, kur u afrova te topi, Toldo ma bëri me sy, gabova sepse isha i lodhur” De Boer
Për Italinë shënojnë Di Biagio, Pessotto e Totti me “lugën”e famshme kundër Van der Saar-it. Ai që gaboi, ishte Maldini. Holanda ndërkohë po përjetonte një makth. Pas 2 penalltish në lojë të rregullt dhe një tjetër në njëmbëdhjetëmetërsha, do të kishte edhe 2 humbje të tjera.“Kur Stam-i m’u vu përballë më dha idenë se po dridhej nga frika, dhe kjo shihej”. Toldo
Mbrojtësi gabon duke goditur lart. Në vijën e portës Toldo kapërcen në delir dhe nis të flasë me veten. Në televizor dallohet teksa belbëzon “do t’i pres të gjitha, do t’i pres të gjitha”. Bosvelt vendoset i fundit për shpresën e Holandës, por Toldo e pret edhe atë dhe dërgon Italinë në finale.“Ç’portokalli thonin… ne shtrydhëm gjithë stadiumin!” Toldo.
Pak muaj më vonë, Toldo transferohet nga Fiorentina te Interi për 26 milionë euro. Me zikaltërit do të zhvillonte mbi 300 ndeshje duke luajtur për rreth 10 vite e duke fituar 11 trofe, prej së cilave edhe Champions League-ën e vitit 2010. https://www.youtube.com/watch?v=9VJK1bYhplEPërkthyer dhe përshtatur nga La Repubblica.
