47 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 10 Maj 2021, 15:08

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 2.183 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 47 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 97.877 raste.

Mbeten 6.402 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 489 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.210 pacientë kanë humbur jetën.