4 të infektuar të tjerë nga koronavirusi në Kosovë

exit.al 15 Mars 2020, 20:54

Kosova diagnostikoi edhe 4 persona të tjerë me koronavirus duke e çuar numrin total të të infektuarve në 9-të.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh përmes një postimi në Facebook se 3 nga 4 personat e diagnostikuar së fundmi kishin pasur kontakte me një nga të infektuarat e zbuluar të shtunën.

Për sa i përket të infektuarit tjetër, ai është nga zona e Podujevës. Ministri Vitia deklaroi se:

“[…] porsa kërkova nga Kryeministri Albin Kurti, që t'i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”.

Kosova diagnostikoi të infektuarin e parë me koronavirus më 12 mars. Deri më sot të infektuarit janë pikasur në 4 komuna: Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Viti.