“Shqipëria deri më tani nuk ka rast të konfirmuar me koronavirusin e ri edhe pse në vende fqinjë kemi konfirmime të rasteve të reja, Maqedonia ka një rast të izoluar, kurse Kosova, Mali, i Zi, Serbia, Turqia, ende nuk kanë raste të konfirmuar”.
Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv në QSUT u shpreh gjatë raportimit në Task-Forcë se, "në spitalin infektiv nuk ka asnjë rast të rëndë qoftë nga gripi apo rastet e dyshuara nga koronavirusi". Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar masa shtesë për higjienën në shkolla dhe në shërbimin e aviacionit civil apo dhe linjat urbane. Në mbledhjen e sotme të Task-Forcës ishte i pranishëm edhe drejtori i OBSh në Shqipëri, Raul Gonzales, i cili bëri thirrje që qytetarë t'u besojnë institucioneve. Të martën Ministria tregoi se ditët e fundit ka pasur një bum telefonatash në drejtim të numrit të urgjencës. Vetëm nga e hëna në të martë u tha se ishin kryer 1 650 telefonata në numrin 127 . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përsërit se të gjithë ata, të cilët vijnë nga rajonet e prekura dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për koronavirus, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Në rast se ndjejnë simptoma të cilat ngjallin dyshime për infektim nga koronavirusi udhëzohen që të njoftojnë urgjencën. Javën e shkuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi rrezikshmërinë e përhapjes së koronavirusit në botë në nivel më të lartë. Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:-Koronavirusi – shtrirja dhe vdekjet e deritanishme (kliko këtu)
-Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
-9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
-Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
