33 të infektuar me koronavirus në Kosovë

exit.al 22 Mars 2020, 19:52

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi mbrëmjen e së dielës për 2 të diagnostikuar të tjerë me koronavirus duke e çuar numrin total në 33 të infektuar.

Dy rastet e reja janë: një grua 50 vjeç nga komuna e Gjilanit, dhe një burrë 53 vjeç nga Malisheva.

Kosova ka kryer deri më sot 577 teste, 33 prej të cilëve kanë rezultuar pozitive. Nga 33 të infektuarit, 1 vdiq sot. Bëht fjalë për një 82-vjeçar nga Podujeva.

Aktualisht koronavirusi është përhapur në 11 komunat: Vitina (7), Malisheva (7), Gjakova (4), Podujeva (3), Prishtina (3), Gjilani (3), Klina (2), Suareka (1), Ferizaj (1), Lipjani (1) dhe Obiliçi (1).