300 kalime në ditë, radhë të gjata në Kapshticë

exit.al 10 Shtator 2020, 17:51

Pavarësisht njoftimit të qeverisë greke se vetëm 300 persona në ditë mund të kalojnë në kufirin e Kapshticës, radhë të gjata vazhdojnë të krijohen në kufi.

Sot (10 shtator), prej orëve të mëngjesit qindra persona që jetojnë dhe punojnë në Greqi u bllokuan në Kapshticë.

Ata kanë thënë për Balkanweb se i mbaron afati i testit Covid-19, dhe i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë tek shteti grek për të lehtësuar situatën.