30 vite nga momenti kur muri i Berlinit nisi të krisej

exit.al 11 Shtator 2019, 17:11

Evropa kujton sot atë që konsiderohet si krisja e parë e murit të Berlinit.

Më 11 shtator 1989 Hungaria hoqi kufizimet e lëvizjeve drejt Austrisë duke i lejuar kalimin dhjetra mijërave gjermano-lindorëve drejt perëndimit.

Ngjarjet që rrodhën ato ditë shtatori në Hungari, u përshkruan gjerësisht nga mediat si lëkundja e parë e murit.

[caption id="attachment_58341" align="alignnone" width="1920"] Pamje nga ana perëndimore e murit të Berlinit, 1989.[/caption]

Muri i Berlinit nisi të ndërtohej më 13 gusht 1961 nga sovjetikët, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore kontrollonin Lindjen e Gjermanisë dhe kishin ngritur atje një shtet kukull me ideoloegji komuniste.

Deri më 9 nëntor 1989 muri i ndau gjermanët. Ai ruhej nga ushtarë dhe kulla vrojtimi. Mbi 100 mijë përpjekje u bënë për ta kaluar, por vetëm 5 për qind e kaluan me sukses.

Numri i të vrarëve në përpjekje për të kaluar murin ka qenë mes 100-200 personave.

Ajo që konsiderohet si krisja e parë e murit dhe që ngjau në Hungari, filloi në qershor 1989 kur shteti hungarez vendosi të çmontonte fijet elektrike nga kufiri me Austrinë.

[caption id="attachment_58333" align="alignnone" width="1920"] Zyrtarë hungarezë duke larguar telat e kufirit me Austrinë, 1989.[/caption]

Pak muaj më vonë, më 11 shtator 1989 ajo la mbi 13, 000 gjermanë që me vizë turistike të kalonin drejt Austrisë.

[caption id="attachment_58338" align="alignnone" width="1920"] Gjermanolindorë duke festuar kalimin nga Hungaria në Austri, 1989.[/caption]

Kjo shkaktoi një reaksion zinxhir. Hungarezët vendosën ta mbyllin kufirin duke bllokuar mijëra gjermanolindorë. Atyre iu tha të ktheheshin pas, por në të kundërt ata refuzuan të ktheh mësynë ambasadën e Gjermanisë Perëndimore.

[caption id="attachment_58337" align="alignnone" width="1920"] Një refugjat gjermanolindor në pritje në konsullatën e Gjermanisë Perëndimore në Budapest, 1989.[/caption]

[caption id="attachment_58336" align="alignnone" width="1920"] Konsullata e Gjermanisë Perëndimore në Budapest, 1989.[/caption]

[caption id="attachment_58335" align="alignnone" width="1920"] Familje gjermanolindore në kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë, 1989.[/caption]

[caption id="attachment_58340" align="alignnone" width="1920"] Një person nga Gjermania Lindore duke kaluar për në Austri me pasaportë të re, 1989.[/caption]

Situata me valët e mëdha të refugjatëve u përshkallëzua deri në fillim të nëntorit, kur muri u shemb tërësisht në gjithë Lindjen dhe bashkë me të edhe ide e perdes së hekurt që ndante Evropën në dy kampe.