Nju Jorku epiqendra e koronavirusit në Amerikë

exit.al 24 Mars 2020, 17:32

Në shtetin e New Yorkut, SHBA, u raportuan ditën e martën 25, 655 persona të infektuar, dhe 210 të vdekur. New York-u deri më sot ka në total  rreth 7 përqind të të gjithë njerëzve të infektuar në botë. Më shumë se 3 200 persona janë në spital dhe 750 prej tyre janë në reanimacion.

Autoritetet njoftuan se në shtetin e New York-ut janë testuar më shumë se 91 mijë persona, më shumë se çdo shtet tjetër në SHBA. Ndërsa,  në qytetin e New York-ut, epiqendra e koronavirusit në SHBA, ditën e martë u konfirmuan 14,099 persona.

Qeveria amerikane sot urdhëroi karantinim për 14 ditë për këdo që del nga New York-u.