250 punonjësve të një fasoneri në Vlorë protesojnë për pagën e luftës

exit.al 12 Maj 2020, 10:56

250 punonjëset e një fasonerie të prodhimit të këpucëve në Vlorë po protestojnë sepse nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Punonjëset kërkojnë pagën e luftës, por tatimet i kanë thënë se paga nuk ju takon sepse jeni të siguruara.

“Në zyrën e punës na kanë thënë që nuk ju takon paga e luftës. Kemi 2 vite e gjysmë që punojmë këtu. Pronarinuk ka aplikuar për marrjen e pagës së luftës. Pronari na tha nuk ju takon paga e luftës sepse keni qënë të siguruara. Ne do vazhdojmë protestën”, shprehet një punonjëse për televizionin Abc News.

Ato kanë punuar 4 orë në ditë gjatë muajve të emergjencës shëndetësore dhe janë paguar me 60 për qind të pagës.