Dosja 339 përfundon me 3 të dënuar me burg

exit.al 7 Shtator 2020, 14:00

Nga 21 komisionerët e zgjedhjeve në Shijak vetëm 3 komisionerë u dënuan me burg. Ndërsa 16 komisionerë u lanë në arrest shtëpie, dy në detyrim paraqitje.

Gjykata e Apelit Durrës dha arrest shtëpie për 5 komisionerë dhe arrest me burg për 3 të tjerë.

Gjykata e Durrësit, në 18 gusht 2020 dha masën arrest shtëpie për 8 persona, ndërsa për dy të tjerë u dënuan me ‘detyrim paraqitje’.

Për dy ish-komisonerë, një i PS-së dhe një i PD-së, të cilët kanë ndërruar jetë, gjykata pushoi hetimin.

Komisionerët akuzohen për veprën penale “votim më shumë se njëherë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit.

Ata u zbuluan gjatë hetimeve për dosjen 339, të bandës së Avdylajve.

Fillimisht hetimet për to u bënë nga SPAK-u, por në 30 korrik, SPAK-u shpalli moskompetencën pasi ata nuk akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe ia kaloi dosjen prokurorisë së Durrësit.