207 të infektuar dhe 8 të vdekur me koronavirus në Kosovë

exit.al 10 Korrik 2020, 08:36

Në Kosovë u regjistruan të enjten 207 raste të reja dhe humbën jetën 8 persona me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 mostrave.

Numri i përgjithshëm i viktimave të enjten është 94, ndërsa një ditë më parë ka qenë 86.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 77.

Shpërndaje te miqtë