2 të rinj humbin jetën në një aksident me makinë në Shkodër

exit.al 31 Korrik 2021, 08:26

Dy persona kanë humbur jetën, përkatësisht 16 vjeç dhe 23 vjeç në një aksident me makinë në rrugën Shkodër-Velipojë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit së të shtunës.

Policia njoftoi se si pasojë e shpejtësisë një mjet tip BMË, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.

Viktimat ishin shtetasi A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.