170 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 7 Maj 2021, 16:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 2.193 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 170 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 97.057 raste.

Mbeten  6.933 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat:Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106.192 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.202 pacientë kanë humbur jetën.