Komisioni Qendror Zgjedhor të marrë masa për regjistrimin e personave e infektuar me Covid-19, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar.
Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive dhe ato mortore.
Përdorimin e detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave).
Mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, gjatë kohës që janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit.
Mbajtjen e maskës mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit.
Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit,
Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kështu kontaktet fizike mes elektoratit.
Personat mbi 65 vjeç, si dhe ato që vuajnë nga sëmundje shoqëruese, t’i shmangin aktivitetet parazgjedhore.
Shpërndaje te miqtë
