- Besnik Troplini – nga PD në qarkun Tiranë;
- Edmond Stojku – nga LSI në qarkun Tiranë;
- Halit Valteri – nga PD në qarkun Tiranë;
- Krenar Rryçi – nga PD në qarkun Durrës;
- Kostaq Papa – ngaPD në qarkun Tiranë;
- Selami Janisheri – nga PD në qarkun Tiranë;
- Suzana Topi – nga LSI në qarkun Elbasan;
- Vasil Sterjofski – nga LSI në qarkun Korçë.
Me deputetët e rinj, shkon në 23 numri i deputetëve nga listat e PD-së dhe LSI-së që kanë pranuar mandatet e lënë në shkurt nga opozita. Katër deputetë të rinj i janë shtuar dhe shumicës socialiste. Ata zëvendësuan deputetët që lanë mandatet për të kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.- Adriana Jaku, zëvendësministrja e Shëndetësisë, mori sot mandatin e Pjerin Ndreut në qarkun e Lezhës.
- Eljo Hysko, kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, mori sot mandatin e Rakip Sulit, në qarkun e Tiranës.
- Ardit Konomi, ish-Prefekti i Korçës, mori sot mandatin e Ilir Xhakollit në qarkun e Korçës.
- Florenc Spaho, nënsekretar në degën e PS-së në Elbasan, mori sot mandatin e Nuri Belbës, në qarkun e Elbasanit.
Shpërndaje te miqtë
