10 viktima dhe 800 raste të reja me koronavirus në Kosovë

exit.al 2 Prill 2021, 16:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar dhjetë viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 4 033 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 793 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 76 402 raste.

Mbeten 13 902 raste aktive.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 92.198 raste me COVID-19, prej të cilave tyre, 1 894 pacientë kanë humbur jetën dhe  76 402 janë shëruar.